Zjarr në Dukat të Vlorës, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

10:56 | 20 Korrik 2025
Zjarr në Dukat të Vlorës, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat të Vlorës.

Ky zjarr rrezikon dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë, shkruajnë mediat në Tiranë.

Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë. Për shuarjen e këtyre flakëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe trupa të armatosura, por puna është ndërprerë për të vijuar ditën e nesërme.

Komento: