Klinë: Raportohet se një i moshuar u lëndua derisa u pëpoq ta shuante zjarrin

13:56 | 20 Korrik 2025
Klinë: Raportohet se një i moshuar u lëndua derisa u pëpoq ta shuante zjarrin

Një burrë i moshuar raportohet se ka pësuar lëndime derisa po mundohej që ta shuante zjarrin që kishte përfshirë varrezat e fshatin Ujmirë.

Siç njofton Klina.info, ai ishte hyrë në zjarr në shuarjen e flakëve, por për pasojë ka marrë plagë të rënda nga zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë.

Komento: