
Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “është problematike” që Fatmir Limaj të bëhet Kryetar të Kuvendit duke rikujtuar se është në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Duhet të gjenden zgjidhje, nuk ka opsion tjetër. Unë personalisht mendoj se është situatë pak më e komplikuar për Limajn si kryeparlamentar, akoma nuk është diskutu në kryesi të partisë, por qëndrimi është që nuk votohet një kandidat.
Limaj është në listë të zezë, e bëjnë problematike për këtë pozicion”, tha Gashi.