Java finale, Peci e përsërit thirrjen ndaj LDK-së për koalicion: E kanë mundësinë ideale

12:26 | 21 Korrik 2025
Java finale, Peci e përsërit thirrjen ndaj LDK-së për koalicion: E kanë mundësinë ideale

Faton Peci i Vetëvendosjes ka përsëritur thirrjen për koalicion ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, thirrje kjo e refuzuar disa heër nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Peci para gazetarëve tha se LDK “e ka mundësinë ideale” për zbatimin e programit zgjedhor që kanë elaboruar gjatë fushatës zgjedhore.

“Përgjegjësia (për konstituimin e Kuvendit të Kosovës) nuk na takon vetëm neve, por edhe të tjerëve – të cilët në një pjesëmarrje në bashkëqeverisje e kanë mundësinë ideale të plasimit të ideve që kanë shpalos në periudhln zgjedhore, por edhe ofrimit të zgjidhjes në shumë problematika në të cilët përballet vendi”, tha Peci.

Komento: