Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet për Prishtinën

18:50 | 21 Korrik 2025
Uran Ismaili shpall kandidaturën për Kryetar të Prishtinës: Është nderi i jetës me i shërby kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.

Në këtë ngjarje të hapur për të gjithë qytetarët, Uran Ismaili do të paraqesë programin e tij për ta bërë Prishtinën një qytet më funksional, më të pastër, më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar – me zgjidhje që adresojnë problemet e përditshme të banorëve.

“Merre shokun, shoqen, familjen, e hajdeni bashkë! Ejani të dëgjoni vizionin tonë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” – thuhet në ftesën e tij publike.

Ngjarja do të zhvillohet:
📍 Sheshi “Adem Jashari”
🗓️ E Mërkurë, 23 Korrik
⏱️ Ora 19:30

Komento: