
Avokati Arianit Koci ka folur pas aksionit të djeshëm, ku qethi flokët në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit.
Koci në emisionin “Adresa e ankesave”, ka thënë se mesazhi i tij ka qenë i qartë, që të krijohet urgjentisht Parlamenti.
“Është mjaft edhe duhet urgjentisht me u kriju Parlamenti po pëson Kosova shumë, në planin ndërkombëtar jemi korit tej mase në planin e brendshëm ju po e shihni po thellohet kriza”, tha Koci.
Ndryshe, të hënën ka dështuar përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta10