
KEK-u si “Furnizues Fundor” ende s’u ka dorëzuar as faturat për energjinë elektrike 1 mijë e 300 bizneseve të përjashtuara nga shërbimi universal nga ZRrE-ja si pasojë e vendimit për të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë.
Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar duke shtruar një numër pyetjes dhe konstatuar se “në fund” i gjithë tregimi do të kanalizohet në fitimet e majme të Vuk Hamoviqit dhe kompanisë NOA Energy Trade, kompani kjo që ka kaluar në majat e fitmeve për tregtim të energjisë elektrike viteve të fundit.
Postimi i plotë:
E kemi kundërshtuar daljen në treg të lirë në mënyrë të dhunshme të rreth 1300 kompanive, ose më saktë, përjashtimin e tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, sepse e kemi ditur që, e para, s’ka treg të lirë, dhe e dyta, që askush nuk është i përgatitur.
Sot është data 22 korrik dhe ende asnjë kompani e përjashtuar nga tregu i rregulluar nuk e ka marrë faturën e muajit qershor.
Pse?
S’po dini si me i faturu?
S’po guxoni me treguar sa shumë është rritur çmimi i energjisë për këto kompani? S’po dini si me i kamuflu fitimet marramendëse të Vuk Hamoviqit dhe të NOAs në emër të këtij ”liberalizimi”?
Një gjë po ju them: hetimet që Prokuroria Speciale ka filluar ndaj NOAs nuk do lënë jashtë asnjërin nga ju, sepse në fund të gjithë përfundoni te fitimet e majme të Vukit dhe NOAs.