Haxhiu: Ia kemi dërguar ofertën Nismës, po presim

11:20 | 23 Korrik 2025
albulena-haxhiut-i-bie-numri-i-votave,-i-siguron-vetem-54,-cfare-po-i-ndodh-vv’se?

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur sot për të 51-tën herë, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, e cila doli nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Procesi vazhdon të zvarritet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e shumicës parlamentare dhe ndarjen e pozitave udhëheqëse në Kuvend.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se një ofertë i është dërguar partisë Nisma Socialdemokrate.

“Ja kemi dërguar ofertën Nismës, po presim”, është shprehur shkurt Haxhiu.

Komento: