Policia dhe BIA serbe e arrestojnë një serb të Shtërpcës – e akuzojnë si spiun të shqiptarëve

16:26 | 28 Korrik 2025
Policia dhe BIA serbe e arrestojnë një serb të Shtërpcës – e akuzojnë si spiun të shqiptarëve

Pjesëtarë të agjencisë serbe të inteligjencës (BIA) në bashkëpunim me MUP-in (Ministrinë e Brendshme) të Serbisë, në një shou të përgatitur me kamera, e kanë arrestuar mëngjesin e sotëm në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdar Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca.

Mediumi serb në Kosovë “Kosovo Online” shkruan se ai “ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, ndërsa ka publikuar një video të arrestimit.

Komento: