FSK-ja zbarkon në veri, në kërkim të të riut që dyshohet se u mbyt në Ujman

09:26 | 29 Korrik 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit. 

Në pamjet e publikuara nga klani shihen ekipet e FSK-së që kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.

Ky është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.

Komento: