Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e rezervave shtetërore: Rasti është ende nën hetime

15:26 | 31 Korrik 2025
Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e rezervave shtetërore: Rasti është ende nën hetime

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është intervistuar në kuadër të hetimeve për rastin e rezervave shtetërore.

Lipovica, i cili është një nga tre të dyshuarit në këtë rast së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara, deklaroi se hetimet janë ende në zhvillim.

“Sot jemi ftuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Për momentin ky rast është ende nën hetime. Më tepër s’kemi çka t’shtojmë”

Ai është një nga tre të dyshuarit në këtë çështje, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin tjetër të MTI-së, Hafiz Gara.

Komento: