
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe një personi tjetër me inicialet N.S., për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas njoftimit zyrtar, kërcënimet janë bërë përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook” gjatë vitit 2023.
Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pas publikimit të lajmit, Klinaku ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se është informuar për aktakuzën nga mediat dhe se nuk ka dijeni zyrtare për të.
“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K., të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar ai