Aksident fatal në Prishtinë, vdes një motoçiklist

19:26 | 01 Gusht 2025

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Pllana.

Tutje, ai u shpreh se njësia e trafikut të kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Komento: