Ramadani për përgjigjen e KFOR-it: Secili strikt në rolin e vet, sipas 1244 a po?

13:56 | 04 Gusht 2025
Ramadani për përgjigjen e KFOR-it: Secili strikt në rolin e vet, sipas 1244 a po?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj një përgjigje të KFOR-it.

Ai ka pyetur se a duhet të jetë strikt në rolin e vet, sipas rezolutës 1244.

“Paralajmërimi (dy javë më herët) për Kolapsin që na rrezikon Sigurinë Kombëtare në pranverë 2026 është i matshëm dhe – rrjedhimisht – nuk duhet injoruar”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë: 

RTK pa paga është shembulli i parë konkret i KOLAPSIT të shtetit që na rrezikohet.

Paralajmërimi (dy javë më herët) për Kolapsin që na rrezikon Sigurinë Kombëtare në pranverë 2026 është i matshëm dhe – rrjedhimisht – nuk duhet injoruar.

Derisa “testimi” i kolapsit po kalon përmes përuljes dhe stërkeqjes së një militanti që e kanë bërë shef eksperimental në RTK, matja e reagimit mund të vazhdojë me të tjerët!

Ndërkohë, KFOR-i paska thënë “secili STRIKT në rolin e vet” sa i përket sigurisë! Strikt sipas 1244shit apo?!

Komento: