Fjolla kështu ndjen mall për nënën

09:01 | 31 Maj 2019

Fjolla Svirca është e njohur në publik si gruaja e këngëtarit, Alban Mehmeti.

Ajo është emër i njohur në mediat rozë.

Fokusi i saj është gjithmonë tek jeta lukzose që bënë, po ashtu edhe për angazhimet në jetën e përditshme për udhëheqejen e biznesit që ka.

Mirëpo, Fjolla e ka një mungesë që i dhemb në shpirt, shkruan Kosovarja.

Në shtator të vitit të kaluar, ajo humbi nënën e saj pas një sëmundje të shkurtër.

E, kjo mungesë po e shoqëron çdo ditë e më shumë, duke ndarë shumë shpesh postime të ndryshmë në rrjete sociale.

Sot, ajo ka publikuar një imazh të nënës së saj, teksa ka thurur fjalë që ta këputin shpirtin.

Këto fjalë më së miri i kuptojnë personat që u mungojnë personat më të rëndësishëm të jetës, prindërit e tyre të cilët nuk zëvendësohen me asgjë.

Komento: