Katër shtetas të huaj kapen me medikamente pa dokumentacion në Gjakovë, njëri dërgohet në mbajtje

11:56 | 02 Shtator 2025
Katër shtetas të huaj kapen me medikamente pa dokumentacion në Gjakovë, njëri dërgohet në mbajtje

Katër shtetas të huaj janë ndaluar nga Policia e Kosovës nw Gjakovw pas dyshimeve për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Gjatë kontrollit të një veture në të cilën udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente për të cilat nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitet përkatëse për të kryer procedurat ligjore.

Pas intervistimit në prani të prokurorit të shtetit, është marrë vendim që njëri nga të dyshuarit, drejtuesi i automjetit të dërgohet në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe po vazhdon të trajtohet nga autoritetet kompetente.

Komento: