Në pritje të qeverisë së re, zbulohet agjenda e Asamblesë së PS-së

14:56 | 03 Shtator 2025
Në pritje të qeverisë së re, zbulohet agjenda e Asamblesë së PS-së

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten e 11 shtatorit 2025.

A2 CNN ka zbardhur agjendën e mbledhjes e cila do të nisë në orën 09.30 me fjalën hapëse të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

  1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
  2. Fjala e kryetarit të PS, Edi RAMA
  3. Mendime, pyetje dhe diskutime
  4. Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, thuhet në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Kujtojmë që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet edhe zyrtarizimi i emrave të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm duke marrë 83 mandate.

Komento: