​Vetura rrëshqet nga rruga, dy të lënduar në aksin Qafë e Buallit-Klos

17:56 | 03 Shtator 2025
​Vetura rrëshqet nga rruga, dy të lënduar në aksin Qafë e Buallit-Klos

Dy persona janë lënduar sot pasi një veturë ka rrëshqitur nga rruga.

Vetaksidenti ka ndodhur në rrugën e Arbrit në aksin Qafë e Buallit-Klos, raporton TopChannel.

Drejtues të automjeteve tjera kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë dërguar personat e lënduar drejt spitalit të Klosit, ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe lagështira në rrugë.

Komento: