Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës

18:56 | 03 Shtator 2025
Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur rreth mesditës të së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Njëra nga veturat, siç shihet edhe në pamje, ka përfunduar e rrokullisur.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka proceduar me rastet”, tha Bytyçi.

Komento: