Imri Ahmeti takon familjen Podvorica në Kojskë: Bashkëbiseduam për të ardhmen, sfidat dhe mundësitë që na presin

20:25 | 05 Shtator 2025

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me familjen Podvorica në Kojskë.

Ai ka thënë se gjatë kësaj mbrëmjeje kanë bashkëbiseduar për të ardhmen, sfidat dhe mundësitë që i presin qytetarët e Lipjanit.

“Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e frytshme. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: