Çitaku pas goditjes nga ShBA: Kosova më e izoluar se kurrë, nën masa të BE-së, me raporte të ftohte edhe me Shqipërinë

18:26 | 12 Shtator 2025
Çitaku pas goditjes nga ShBA: Kosova më e izoluar se kurrë, nën masa të BE-së, me raporte të ftohte edhe me Shqipërinë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka shërbyer edhe si ambasadore e Kosovës në ShBA, ka reaguar për vendimin e ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën.

Ajo ka thënë se sot Kosova nën drejtimin e Albin Kurtit është më e izoluar se kurrë më parë, nën masa të BE-së dhe me raporte të ftohta edhe me Shqipërinë.

“Sot Kosova është me e izoluar së kurrë. Kosova është edhe nën masa të BE-së. Ka raporte të acaruara edhe me shqiptarët në rajon. Raporte të ftohtë me Shqipërinë. Ka përçarë shqiptarët në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi”, ka thënë Çitaku.

Komento: