Vajza e Afërditës publikon këngë të re, vëmendje merr pamja e saj

16:55 | 01 Qershor 2019

Edhe një projekt i ri i është shtuar skenës muzikore.

Vajza e këngëtares së mirënjohur, Afërdita Demakut sapo publikoi projektin e radhës. Dona Janova publikoi këngën e tretë solo, të titulluar “As anej as knej”, shkuan rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Valter Beqo, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Amia Studio. Dona gjatë festave të fundvitit ka kënduar në potpuri të ndryshme, ndërsa projekti paraprak i këngëtares është “Gurbeti nuk na ndan”, të cilin e ka në bashkëpunim me nënën e saj, Afërdita Demakun.

Afërdita Demaku dje publikoi projektin “Shume po gezohna erdh Bajrami”, e cila deri tani në kanalin Youtube ka 286 mijë e 683 klikime.

Komento: