
Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga pamjet që ka dërguar gazetarja Afërdita Lukaj, e cila po përcjell protestën atje, shihet një numër madh i protestuesve në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë.
Vetura të veshura me flamujë e mbishkrime “Liria ka Emër” po bëjnë xhirot e para të protestës kundër Gjykatës Speciale që do të fillojë nga ora 14:00.
Për pesë vite paraburgim dhe një proces që i ka lënë shije të keqe drejtësisë – krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, nga nesër do të kenë figura të larta amerikane si James Rubin, që do të dëshmojnë në mbrojtje të tyre.
