Ish-luftëtari i UÇK-së: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë

14:26 | 14 Shtator 2025

Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Fatmir Koci, ka thënë se janë mbledhur sot për t’i thënë jo padrejtësive.

Nga protesta në Hagë, ai ka thënë se  UÇK nuk ishin as agresori e as pushtuesi.

Sipas tij, pas gjithë sakrificës që UÇK-ja bëri për të sjellë lirinë, sot po gjykohet padrejtësisht.

“Kriminelët serbë nuk janë dënuar, nuk po gjykohen e nuk janë prekur nga askush. Sot ata që mbrojtjen popullin, po gjykohen padrejtësisht”, ka thënë ai. /Gazeta10

Komento: