
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në Gadime.
Ai është shprehur mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, duke thënë se kjo energji dhe entuziazëm janë garanci për fitore.

“Hapje madhështore e fushatës! Mbështetja juaj masive i bën tubimet tona edhe më të bukura dhe plot entuziazëm. Faleminderit, Gadime! FITORE!”, ka shkruar Ahmeti. /ORAinfo/