​Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë

08:26 | 16 Shtator 2025
​Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në cilësinë e kryesueses së radhës së OSBE-së, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Valtonen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Takimi do të mbahet në ora 9:20.

Ndërkaq, në ora 11:45, Valtonen pritet të mbajë konferencë për media.

Komento: