Konflikti mes kushërinjve që përfundoi me fatalitet në Ferizaj – krejt çka tha policia

09:26 | 16 Shtator 2025
Konflikti mes kushërinjve që përfundoi me fatalitet në Ferizaj – krejt çka tha policia

Një vrasje ka ndodhur dje në fshatin Balaj të Ferizajt.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, mëngjesin e sotëm policia ka dhënë detaje.

Organet bëjnë me dije se viktima dhe dorasi janë kushërinj mes vete.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, rasti ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.

“Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën”, thuhet në njoftim.

Nga hetuesit dhe krimteknikët është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërsa edhe i trupit të viktimës, si dhe janë intervistuar dëshmitarët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Komento: