Aksident zinxhiror në Prishtinë

18:26 | 16 Shtator 2025
Aksident zinxhiror në Prishtinë

Një aksident zinxhiror ka ndodhur të martën pasdite në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, te Zona Industriale, në të cilën janë përfshirë katër vetura.

Nga pamjet e siguruara, shihet se në aksident ka dëme materiale. Nuk dihet për të lënduar.

Mediat kanë kontaktuar me Policinë. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet./Koha

Komento: