Gjiko pozon nga jahti i tij dhe ironizon kolegët…

21:13 | 02 June 2019

Reperi i njohur, Gjiko, ka zbuluar së fundmi se ka blerë një jaht dhe për këtë duket mjaft i gëzuar.

Ai publikoi në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku shfaqet në jaht dhe nukngurroi që të thumbonte kolegët e tij, që ndryshe nga ai nuk e kanë blerë një të tillë.

“Nëse ju duhet jahti për videoklip ua jap unë, mos e merrni me qira se ishte shtrenjtë”, shkruan Gjiko.
Zakonisht reperët mburren në tekstet e këngëve të tyre për gjërat që posedojnë, apo shfaqen në videoklipe me makina të shtrenjta apo jahte të ndryshme.

Komento: