Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq arrin në gjykatë

13:56 | 09 Tetor 2025
Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq arrin në gjykatë

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq kanë arritur tashmë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Seanca për shqyrtimin fillestar ishte paraparë të mbahej me 18 shtator, mirëpo e njëjta ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.

Komento: