
Dibran Hoxha është dënuar me 23 vite burgim për vrasjen që ndodhi në klubin e tij, ndërsa për armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burg. Në total, ai do të vuajë një dënim unik prej 24 vjetësh në burg.
Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Roland Susuri, është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale të ndryshme. Ai ka marrë 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje, 4 vite e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.
Kobra u dënua për veprën penale vrasje e rëndë.
Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Aktgjykimi përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të drejtësisë për viktimën dhe familjarët. Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin për të ndjekur penalisht dhe sjellë para drejtësisë të gjithë personat që dyshohen për kryerjen e veprave penale, në përputhje me ligjin dhe me standardet më të larta profesionale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.