
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.
Në seancën e së premtes ishte paraprë të dëshmojë Shaban Murseli, babai i të akuzuarit Naim Murselit. Por ai nuk është paraqitur në Gjykatë.
Gjyqtarja Fatime Dërmaku ka thënë se ai përmes telefonit u ka thënë se nuk do të jetë në seancë por se qëndron prapa deklaratës që ka dhënë më herët.
“Shaban Murseli ka qenë i planifikuar, por po e shoh qe nuk është ketu. Mungln shaban mjrslei me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirrur në telefon në Suedi ia kemi dërguar edhe ftesën në email edhe pse neve përmes telefonit, na ka deklaruar në telefon se nuk do të jetë në seancë por qëndron prapa deklaratës së dhënë”, ka theksuar gjyqtarja Dërmaku.
Të premten do të dëshmojnë Aurel Pajaziti dhe Florian Avdija. Në seancën e kaluar, e cila është mbajtur të hënën, dëshminë e tyre e kanë dhënë katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.
Eksperti mjeko – ligjor, Naim Uka gjatë dëshmisë ka deklaruar se kanë konstatuar se Liridona Ademaj është vrarë nga një distancë e qitjes prej 2 deri në 5 centimetra. Ndërkohë që pronari i marketit, ku i akuzuari Murseli i dërgoi fëmijët pas ngjarjes tha se Murseli nuk ka pranuar të flasë me policinë në telefon lidhur me rastin.