Kërkohet paraburgim ndaj Fatmir Shehollit të dyshuar për spiunazh

10:56 | 10 Tetor 2025
Kërkohet paraburgim ndaj Fatmir Shehollit të dyshuar për spiunazh

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Sheholli ishte arrestuar dje nga policia e Kosovës. Sipas Prokurorisë, operacioni i arrestimit ishte kryer me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Komento: