
Dëshmitari Valon Lluka, ka dëshmuar për takimin që ka pasur me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt.
Dëshmitari Lluka rrëfeu se në natën e 28 nëntorit, Murseli ndodhej në një tavolinë me familjes e Rita Orës, dhe prezente ishte edhe këngëtarja, shkruan Reporteri.
“A jemi takuar një ditë para ngjarjes në Gërmi një në ditën e 28 nëntorit. Me kë kam qenë i shoqëruar”, pyeti Murseli.
“Ne jemi takuar rastësisht sepse unë kam qenë me shoqërinë time, ti ke qenë në tavolinë bashkë me familjen e këngëtares Rita Ora. Kemi qenë ngjitur me tavolina”, tha dëshmitari.
“Kam qenë në tavolinën e tyre apo ngjitur me ta”, vazhdoi Murseli.
“Më duket ke qenë në tavolinë me ata. Nuk jam i sigurt sepse ka kalu shumë kohë”.
“Me ta edhe me Rita Orën, edhe ajo ka qenë”, tha dëshmitari.