Vdes 55-vjeçari në Mitrovicë nga një aksident, katër të tjerë janë lënduar

08:56 | 11 Tetor 2025
Vdes 55-vjeçari në Mitrovicë nga një aksident, katër të tjerë janë lënduar

Një 55-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut.

Zëdhënësi i Policië së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së  Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se janë lënduar edhe katër persona.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:42, të premten.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura./Gazeta10

Komento: