Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – Një i lënduar

23:26 | 11 Tetor 2025
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – Një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Duhël.

Këtë aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Njësia policore e autostradës njofton se në segmentin Suharekë-Duhël ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një kamioni”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se si pasojë e aksidentit, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Komento: