
Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 16:30 është 26,07 % apo 527 mijë e 847 votues.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
Të drejtë vote kanë 2 milionë e 25 mijë e 105 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.