​Numri i qytetarëve që kanë votuar në Mitrovicën e Jugut deri në orën 18:45

18:56 | 12 Tetor 2025
​Numri i qytetarëve që kanë votuar në Mitrovicën e Jugut deri në orën 18:45

Dalja e qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut deri në orën 18:45 është 26.588 ose 31.39 për qind.

Deri më tash janë proceduar të dhënat nga 102 prej gjithsej 105 vendvotime ose 97.14 për qind

Të drejtë vote në Mitrovicën e Jugut kanë 84 mijë e 695 qytetarë sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së

Në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Në garën për kryetar janë Faton Peci Lëvizja Vetëvendosje, Gëzim Plakolli LDK, Qazim Nimani AAK dhe Arian Tahiri PDK.

Vendvotimet mbyllen në orën 19:00, sikur në të gjitha komunat e tjera të Kosovës.

Sot Kosova po mban zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.

Komento: