Lladrovci: Jam ma PDK se krejt ata bashkë

22:26 | 12 Tetor 2025
Lladrovci: Jam ma PDK se krejt ata bashkë

Ndonëse Ramiz Lladrovci, sipas exit polleve, ka mposhtur Partinë Demokratike të Kosovës, ai prapë pohon se është më shumë i kësaj partie se rivalët e tij.

“Për Partinë Demokratike, partinë time, jam shumë më Parti Demokratike se bashkë krejt ata. Unë flas pas rezultatit, pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Lladrovci.

“Unë nëse e kam shkelur ligjin, jam i gatshëm me u përgjigj. Sa u përket rezultateve, ju i keni pa, i keni pa exit poll-et. Ju e dini që edhe në zgjedhjet tjera shumë herë kemi thënë që nuk u besoj atyre rezultateve sepse rezultati për neve o veç kur del nga kutia e votimit.”

“E kam thanë para tetë vjetësh, edhe para katër vjetësh, nuk hyj në koalicion me askënd përpos me qytetarët.”/Klan Kosova

Komento: