Numërohen mbi 95% e kutive në Mitrovicën e Jugut – 56 vota diferenca mes VV-së dhe PDK-së

22:56 | 12 Tetor 2025
Numërohen mbi 95% e kutive në Mitrovicën e Jugut – 56 vota diferenca mes  VV-së dhe  PDK-së

Po vazhdon numërimi i votave për kryetar të komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në komunën e Mitrovicës së Jugut,  janë numëruar rreth 95%  të kutive të votimit, ku i pari është Faton Peci nga LVV  me  14,718 vota.

Ndërkaq, i dyti është Arian Tahiri nga PDK me  14,662 vota.

Komento: