Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë – Vazhdojnë me balotazh Valon Prebreza dhe Besnik Osmani

23:56 | 12 Tetor 2025
Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë – Vazhdojnë me balotazh Valon Prebreza dhe Besnik Osmani

Po vazhdon numërimi i votave për kryetar të komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në komunën e Fushë Kosovës,  janë numëruar 100%  të kutive të votimit, ku përfundimisht kjo komunë vazhdon me balotazh.

I pari është Valon Prebreza  nga LVV me9,529 vota.

Ndërkaq, i dyti është  Besnik Osmani  nga LDK me 7,730  vota.

Komento: