
Një person i cili ishte dërguar mëngjesin e së dielës në QKUK për tretman mjekësor, më vonë vdiq pas konstatimit të mjekëve.
Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet nga ekipet relevante.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili në mëngjes është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, më vone nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thotë policia në raportin 24 orësh.