10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

14:26 | 13 Tetor 2025
10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi ndaj Mexhaid Qerimit, Fehmi Mustafës dhe Gjulin Radojës, duke i shpallur fajtorë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Tre të akuzuarit u dënuan (së bashku) me 10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues me kryetar gjykatësin Lutfi Shala dhe anëtarë: Kujtim Krasniqi dhe Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimit, të akuzuarit Qerimi dhe Mustafa u dënuan me nga 4 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Kurse, Radoja me 2 vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Komento: