Pas 1 orë pritjeje, fillon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë

11:56 | 26 Tetor 2025
Pas 1 orë pritjeje, fillon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë

Ka nisur pas mbi 1 ore, seanca e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit, atë të zgjedhjes së Qeverisë së re.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Albin Kurti ka siguruar numrat e nevojshëm për të krijuar Qeverinë e re, megjithëse PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vetëvendosjen.

Ndryshe, gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani ka bërë të ditur se votimi pritet të bëhet në mënyrë elektronike.

Komento: