
Deputetët e Republikës së Kosovës votuan në seancën e sotme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila u prezantua nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, deputetën nuk e zgjodhën Qeverinë e re.
Seancën e shpalli të mbyllur kryeparlamentari, Dimal Basha i cili tha se çështja e Qeverisë, do të vazhdojë me procedurë nga Presidentja Vjosa Osmani./Gazeta10
