Vetëaksident me BMW në Vermicë, dy femra të lënduara

14:26 | 26 Tetor 2025

Dy femra janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti në dalje të Vërmicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se vetura e përfshirë në aksident ishte e tipit BMW.

Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 11:45.

“Si pasojë e këtij aksidenti dy persona – femra kanë pësuar lëndime trupore”, tha Hoxha.

Komento: