
Xhamajka po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë për kombin ishullor.
Uragani Melissa, i cili pritet të arrijë në tokë sot, është fajësuar tashmë për tre “vdekje të lidhura me stuhinë” në ishullin e Karaibeve, si dhe për katër vdekje në Haiti dhe Republikën Dominikane, shkruan BBC.
Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Melissa është një stuhi e kategorisë pesë – fuqia maksimale.
Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i uraganit mund të sjellë shira të rrëmbyeshëm të zgjatur në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut.