Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

14:56 | 28 Tetor 2025
Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendimin për ta liruar Uglarin nga posti i tij. Elldin Uglari është njëkohësisht anëtar i partisë SDU, e cila udhëhiqet nga deputetja Duda Balje. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas dështimit të Kurtit për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, transmeton Klankosova.tv.

Komento: