Njohja nga Siria, Pacolli për Vjosa Osmanin: Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, mos u ndalni!

17:56 | 29 Tetor 2025
behgjet-pacolli:-albin-kurti-krijoi-drama-te-panevojshme-me-dinarin-serb,-humbese-eshte-vec-kosova

Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës ka përshëndetur lajmin për njohjen e Kosovës nga Siria, duke e quajtur atë një zhvillim shumë të gëzueshëm.

Ai e uroi Presidenten Vjosa Osmani për arritjen dhe e inkurajoi që të vazhdojë punën diplomatike për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Sa e pashë lajmin se Siria e ka njohur Republikën e Kosovës, u gëzova shumë!Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, zonja Presidente urime dhe mos u ndalni!🧡”, shkruan Pacolli./GazetaBlic

Komento: