Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

14:56 | 30 Tetor 2025
Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostrdën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka pësuar lëndime.

Lajmin për Gazeta10 e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, nga vendi i ngjarjes ,autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës), njofton se ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës.”

Komento: